Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: S’jemi larguar nga “Zgjedhorja”, Nëse pranohen propozimet e PD, e votojmë që nesër

schedule15:54 - 6 Maj, 2020

schedule 15:54 - 6 Maj, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basa i është përgjigjur kërkesës së bashkëkryetarit për Reformën Zgjedhore për rikthim në tryezën e Këshillit Politik, pasi partitë e tjera nuk do ta presin pafundësisht.

Basha iu përgjigj gazetarit të Abc News Juxhin Mustafaraj se të gjitha janë gënjeshtra dhe se opozita nuk është larguar nga tryeza për Reformën Zgjedhore.

LEXO EDHE: Soreca apel opozitës: Kthehuni në tryezën e Këshillit Politik, Reforma Zgjedhore kusht i KE

“Duhet ta mbani vëmendjen tek pandemia ekonomike, të tjerat janë gënjeshtra, s’jemi larguar kurrë nga tryeza, qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona.

Ka propozimet tona atje, qeveria nëse është e sinqertë nuk ka pse të presë deri javën tjetër, jemi gati që nesër për ti dhënë shqiptarëve një qeveri legjitime të kujdeset për fatin e tyre dhe ekonominë që po bie në gropë”, u shpreh Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!