Një ditë pas vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, ka ardhur reagimit i ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
Ai thotë se ështe thelbësore që këshilli politik të vazhdojë punën pasi është në interesin e Shipërisë që të përmbushë sa më shpejt kushtet e KE.
LEXO EDHE: Këshilli politik, Hajdari: Propozimet e opozitës po shqyrtohen, duhet t’i lëmë interesat politike
“Thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID- 19 herë.
Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushë sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian”, shkruan Soreca./abcnews.al
Essential that Political Council resumes cross-party work on #ElectoralReform, even in difficult #COVID__19 times. Crucial that the reform is backed by all political actors, in the highest interest of??, in order to meet as soon as possible the condition set by @EUCouncil ??
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) May 6, 2020

