Mediat maqedonase komentojnë gjerësisht atë që ndodhi në sallën e kuvendit të mërkurën pas miratimit të ligjit të gjuhëve. Ish kryeministri Gruevski është lënë vetëm nga deputetët e tjerë të VMRO – DPMNE-së, të cilët nuk mbështetën sjelljen e tij të dhunshme në Kuvend.
Pamjet e regjistruara në seancën e të mërkurës në sallën e parlamentit të Maqedonisë, tregojnë qartë sjelljet e dhunshme të ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, para dhe pas miratimit të ligjit për gjuhët.
Ai është përpjekur me çdo mënyrë që të pengojë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për të përmbyllur procesin para dhe gjatë votimit. Deputetë të mazhorancës maqedonase u shprehën se deputetët e tjerë të VMRO-DPMNE kanë ndjekur nga poshtë foltores sjelljet Gruevskit, i cili me veprime të pamatura dhe në kundërshtim me qëndrimin që duhet të ketë një deputet, u përpoq të të shkaktojë probleme.
Sipas deputetëve të shumicës parlamentare, Gruevski nuk arriti të përfshijë edhe deputetët e tjerë të partisë së tij, të cilët kanë qëndruar vetëm si spektatorë, duke bërtitur kundër kryeparlamentarit, por pa kryer ndonjë veprim të dhunshëm./abcnews.al