“Messi ose Dybala për Lautaro! Titulli në tavolinë? Juve, tani është ndryshe”

schedule10:57 - 6 Maj, 2020

schedule 10:57 - 6 Maj, 2020

Massimo Moratti ende e ka fiksim të shohë Leo Messi me fanellën e Interit. Ka tentuar ta bëjë realitet 10 vite më parë, por nuk ia ka dalë. Ish-presidenti i zikaltërve rikthehet të flasë sërish dhe për të “Pleshti” do ishte një mrekulli nëse kalonte tek Interi.

Nëse nuk ndodh, atëherë Moratti thekson se do të kënaqej edhe me blerjen e Paolo Dybala. “Nëse Messi vjen, atëherë do ishte diçka e mrekullueshme. Nëse do ishte e pamundur të transferohej Leo, atëherë do të më pëlqente që në vend të Lautaro të vinte Paolo Dybala”.

Së fundmi Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, është bërë protagonist në rrjetet sociale, duke u pajtuar me tifozët, që shprehen se nuk e duan titullin në tavolinë, pasi bardhezinjtë nuk janë si Interi, që e mori trofeun vite më parë në të njëjtën mënyrë.

Moratti ka mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë, duke theksuar se janë dy situata të ndryshme. “Kas një ndryshim shumë të ‘vogël’. Në atë kohë u vendos për shkak të mashtrimit, kurse tani është një virus që ka paralizuar planetin”, është shprehur ish-presidenti i Inter për “Gazzetta Dello Sport”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!