Policia greke ka dhënë detaje për dy shqiptarët, të cilët akuzohen për përdhunimin e një 46-vjeçareje greke.
Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Peristeri të Athinës.
Bëhet fjalë për Donald Sina (Meço), i cili sipas autoriteteve është i datëlindjes 26-7-1993 ose 12-12-1993.
Ndërsa i akuzuari tjetër është Luan (Sokol) Krasniqi, datëlindja e të cilit akoma nuk është saktësuar, por policia greke bën me dije se mund të jetë i lindur më 21-4-1994 ose 26-11-1990.
Dy shqiptarët mbajtën peng për 12 orë 46 vjeçaren dhe nënën e saj. Sina dhe Krasniqi ishin komshinj të tyre dhe kishin hyrë në shtëpinë e dy grave për të vjedhur para, pasi i kishin ndjekur prej kohësh. Pasi përdhunuan greken në sy të nënës, ata arritën të vidhnin vetëm disa bizhuteri sepse nuk i gjetën paratë.
Më 11 Mars të këtij viti, policia bëri të mundur kapjen e njërit prej shqiptarëve, ndërsa mediat bëjnë me dije se tjetri është i burgosur në Shqipëri./abcnews.al