Ariol Halilaj, 29 vjeç është arrestuar nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në nëntor të vitit të kaluar.
Në këtë atentat u plagos prokurori Ndoj, miku i tij, Aleksandër Laho si dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit humbi jetën disa ditë më vonë në spital.
Ndërkaq, 29-vjeçari me origjinë nga Skrapari është cilësuar nga policia si bashkëpunëtori kryesor i autorëve.
LEXO EDHE: EMRI/ Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, arrestohet një nga autorët e dyshuar
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se Halilaj ka bërë rolin e shoferit pasi u qëllua mjeti i prokurorit. Ky i fundit ka ardhur me një mjet tjetër dhe ka marrë Redjan Rrajën dhe të dyshuarin tjetër.
29-vjeçari nuk ka qenë në kërkim nga policia më herët. Ditën e sotme ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Pak orë pas mesditës është bërë verifikimi dhe vënia e masës së sigurisë, ndërsa pak orë pas vendosjes së kësaj mase sigurie është bërë edhe arrestimi i tij. Ndërkaq, prej muajsh ndodhet në qeli Redjan Rraja, një nga autorët. /abcnews.al