Një operacion i vështirë i këmbimit arterial në zemrën e një porsalinduri është kryer ditën e sotme në QSUT.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka ndarë foto nga ky moment i veçantë ku vlerëson punën e dy mjekëve dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit.
“Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!
LEXO EDHE: E moshuara nga Kruja lë Infektivin, shërohet nga Covid-19
Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!
Edhe në kohë pandemie, ekipi i kardiologjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë??
Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për t’i garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona!“, shkruan Manastirliu./abcnews.al