Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsionit, ka nisur hetimet për dosjen e tenderin sekret të Ministrisë së Mbrojtjes pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike. Burime bëjnë me dije për Abc News se ditën e sotme janë marrë në pyetje disa zyrtarë.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se sot janë pyetur nga SPAK 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.
Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që të paraqitet në SPAK dhe të japë dëshminë e tij edhe administratori i kompanisë celulare maqedonase të tenderit 1.5 milionë euro të ushqimeve.
LEXO EDHE: SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar sekret nga Ministria e Shëndetësisë
Në 9 Prill, Partia Demokratike dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal në ngarkim edhe të ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka.
PD gjithashtu kallëzoi edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe shoqëritë “EUROVIA” shpk, dhe XPERT SYSTEMS sh.p.k.
Sipas selisë blu, ministrja Xhaçka ka abuzuar me tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro, duke favorizuar në garë kompaninë celulare maqedonase e cila vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin./abcnews.al