Koronavirusi u merr jetën mbi 250,000 njerëzve nga e gjithë bota

schedule08:48 - 5 Maj, 2020

schedule 08:48 - 5 Maj, 2020

Deri më tani, koronavirusi ka marrë më shumë se 250,000 jetë njerëzish nga e gjithë bota.

Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia Reuters dhe Universiteti Johns Hopkins, 252,429 persona kanë mbetur viktima të virusit korona në të gjithë botën.

Ndërsa, numri i të infektuarve në të gjithë globin deri më tani rezulton të jetë 3,646,468. Prej këtyre rasteve,  1,200,317 janë shëruar tashmë plotësisht nga Covid-19. Deri më tani, tre shtetet më të prekura në botë rezultojnë të jenë SHBA-të, Spanja Italia, të pasuara nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Shumica e shteteve që tashmë kryesojnë listën si vendet më të prekura, por edhe vende të tjera të Evropës kanë nisur tashmë të zbatojnë “fazën dy” të planit për menaxhimin e krizës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!