Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anulimi i kampionateve në Shqipëri, merr fund edhe dilema e madhe

schedule08:33 - 5 Maj, 2020

schedule 08:33 - 5 Maj, 2020

FSHF një ditë më parë ka bërë një kërkesë, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kërkohet që draft-protokolli i higjienës të jetë objekt diskutimi i një grupi pune, në mënyrë që të vendoset për protokollin përfundimtar dhe të caktohet data e nisjes së stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Të gjithë janë në pritje, por në FSHF e mendojnë edhe ndërprerjen e kampionateve në këtë moment. Në qeverinë e futbollit në vend ka pasur shumë diskutime dhe është folur edhe për një ndryshim të strukturës, me një Superiore me 12 ekipe.

Gjithsesi tani duket se e kanë ndarë mendjen dhe nuk do të ndodhë diçka e tillë. Nëse kampionati përfundon këtu, atëherë Tirana është kampione, Kukësi e Laçi shkojnë në Europa League dhe Teuta merr vendin e Skënderbeut të dënuar nga UEFA.

Sa u takon dy vendeve të fundit, Flamurtari e Luftëtari, sezonin e ardhshëm do të duhet të garojnë në Kategorinë e Parë. Kishte dilema në lidhje me çfarë ndodh me vendin e tetë dhe vendet e dyta në të Parën. Ndeshjet shtesë do të zhvillohen.

Referuar renditjes aktuale, Kastrioti e Pogradeci ngjiten në elitë, kurse Besëlidhja dhe Apolonia do të zhvillojnë një finale mes tyre, për të luajtur më pas në Shkodër kundër Vllaznisë së vendit të tetë në Superiore. Këto ndeshje do të zhvillohen në një moment kur autoritetet ta lejojnë diçka të tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!