Talenti turk i Feynoord, Orkun Kokcu, është një ndër lojtarët më të mirë në kampionatin holandez të futbollit, edhe pse ende në një moshë të re. Mesfushori luan edhe për Turqinë U-21 dhe e ardhmja e tij, duket e ndritur.
Në treg, Kokcu vlerësohet 25 milion euro, shumë kjo që është arritur në vetëm 9 muajt e fundit, falë paraqitjeve të tij me skuadrën holandeze. Disa klube janë interesuar për firmën e mesfushorit, por siç raportojnë mediet angleze, Chelsea dhe Arsenal shihen si favoritët për kartonin e Kokcu.
Shuma prej 25 milion eurosh nuk është problem për asnjërën nga skuadrat londineze, por dëshira e lojtarit pritet të luajë një rol të rëndësishëm. Tek ekipi i Chelsea, rivaliteti është shumë i madh në mesfushë, ndërsa tek Arsenal, Ceballos nuk do të qëndrojë pas huazimi dhe Kokcu, mund të jetë titullar i padiktueshëm te “Topçinjtë”./abcnews.al