Ka shkuar në 146 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se ka humbur jetën një 50-vjeçar nga Omorfochori, Larissa.
Ndërkaq, orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, duke shkuar në 2.626 të prekur nga koronavirusi.
LEXO EDHE: Greqia zyrtarisht del nga karantina, qytetarët lëvizin lirshëm
Këtë të hënë Greqia ka dalë nga karantina duke hequr masat kufizuese të vendosura në kuadër të mbrojtjes së përhajes së koronavirusit.
Greqia është një ndër vendet me situatën më të qetë sa i përket koronavirusit. /abcnews.al


