BE: MB një ndër 5 shtetet europiane që se ka arritur ende pikun e COVID-19

schedule14:10 - 4 Maj, 2020

schedule 14:10 - 4 Maj, 2020

Kreu i agjencisë së Bashkimit Europian për kontrollin e sëmundjeve tha të hënën se Britania ishte një nga pesë vendet europiane që akoma s’e ka arritur kulmin e pandemisë, duke kundërshtuar linjën e qeverisë britanike.

Që nga 4 maji, Britania kishte regjistruar gati 190,000 raste të koronavirusit dhe pothuajse 28.500 vdekje. Vetëm Italia në Europë deri më tani ka numëruar më shumë vdekje nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Kryeministri Boris Johnson, i cili u kthye në punë javën e kaluar pasi vetë u sëmur rëndë nga COVID-19, tha të enjten se Britania e kishte kaluar kulmin e pandemisë.

Por znj. Andrea Ammon, drejtoresha e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), u tha ligjvënësve të BE se Bullgaria ende po shënonte një rritje të rasteve, ndërsa për Britaninë, Poloninë, Rumaninë dhe Suedinë agjensia nuk kishte parë “asnjë ndryshim thelbësor në 14 ditët e fundit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!