Marcos Rojo është në qendër të polemikave në Argjentinë. Futbolli i Manchester Unitefd, i cili është i huazuar te Estudiantes, është shfaqur në një video duke tymosur cigare dhe duke luajtur poker. Kritikat kanë qenë të shumta për të, për shkak të asaj që po bënte, por edhe për shkeljen e rregullave të karantinës.
?Marcos Rojo con amigos y familiares reunidos jugando al truco y se ve al futbolista de @EdelpOficial fumando
?Esto compartió su hermano en sus redes sociales
?FM 103.1 – https://t.co/zWlfhJOCe5 pic.twitter.com/Wu9LbxJaON
— 221 Radio 103.1 (@221radio) May 2, 2020
Video u publikua nga vëllai i tij, Franco Rojo, dhe u fshi shumë shpejt, por ishte e kotë, pasi ishte bërë virale dhe media të ndryshme online e kishin publikuar. Aty shikohen rreth 10 persona, çka bie në kundërshtim më udhëzimet e dhëna nga autoritetet.
Nuk dihet nëse video është aktuale, apo e vjetër, por gjithsesi kritikat për të kanë qenë të shumta. Fakti që është fshirë direkt flet vetë. Nga ana e Rojo nuk ka një qëndrim në lidhje me videon e publikuar. /abcnews.al