Kritike situata në Rusi, mbi 10,600 të infektuar me koronavirus brenda ditës

schedule10:49 - 3 Maj, 2020

schedule 10:49 - 3 Maj, 2020

Në një kohë kur shumë vende të Evropës po bëhen gati të lehtësojnë masat shtrënguese të marra në kuadër të krizës së koronavirusit, në Rusi situata duket kritike.

Vendi raportoi 10,633 raste të reja me virusin korona brenda 24 orëve, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 134,687. Shumica e viktimave raportohet të jenë nga kryeqyteti i vendit, Moska.

Ndërsa, brenda ditës si pasojë e Covid-19 ndërruan jetë 58 duke e çuar bilancin total të viktimave në 1,280. Me rritjen e numrit të rasteve të reja, tashmë po rritet shqetësimi se spitalet e Moskës mund të tejmbushjen me pacientë.

Pavarësisht masave të rrepta të marra për të ngadalësuar përhapjen e virusit, numri i të infektuarve në vend po rritet me ritme alarmuese për disa ditë radhazi. Moska është pjesa më e goditur nga epidemia në Rusi me më shumë se 62,600 të rasteve, gjysma e bilancit total kombëtar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!