Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trafik lëndësh narkotike në Itali, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

schedule09:10 - 3 Maj, 2020

schedule 09:10 - 3 Maj, 2020

Një 40-vjeçar banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia.

Sipas informacioneve Gjykata e Milanos në vitin 2018 ka lëshuar urdhër arrest ndaj 40-vjeçarit për kryerjen e veprës penale, “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shkodër/Informacion



Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe Zyrën Ndërlidhëse italiane Interforza të atashuar në vendin tonë, kanë bërë të mundur lokalizimin në qytetin e Shkodrës, të 40-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga strukturat e DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. V., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, sipas njoftimit të dhënë e shpërndarë nga Interpol Roma.

Gjykata e Milanos, Itali, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin J. V., për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në shtetin italian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!