Në Greqi numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani është 143.
Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetën 3 persona si pasojë e Covid 19. Mediat greke raportojnë se ka ndërruar jetë një 83-vjeçar, i cili po kurohej në NIMTS, gjithashtu këtë të shtunë kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë, një 57-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin në “Sotiria”, dhe një 88-vjeçar, që po kurohej po në NIMTS.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Greqi ka shkuar në 2612./abcnews.al


