Ka shkuar në 789 numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 7 raste të reja, ku 5 prej tyre jane ne Tirane.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni.
Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Përfaqësuesja e ISHP Eugena Tomini, tha se duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1
/abcnews.al