Raportet e Milanit me Real Madrid kanë qenë historikisht shumë të mira. Kuqezinjtë duan të shfrytëzojnë këtë fakt për të tentuar Luka Jovic. Sulmuesi serb pëlqehet shumë në Milanello, aty ku e pret edhe Ante Rebic, me të cilin formuan një dyshe fantastike te Eintracht Frankfurt.
“Los Blancos” shpenzuan 60 milion euro sezonin e kaluar për 22-vjeçarin, por ai nuk është përshtatur siç duhet dhe ka shënuar vetëm dy gola me skuadrën e Zidane. Kalimi te Milanit pritet të ndodhë në formë huazimi. Reali është kurioz të shohë rritjen e tij në Serie A.
Problem mbetet rroga vjetore prej 5 milion eurosh e sulmuesit. Vetëm Donnarumma përfiton më shumë se Jovic te Milani dhe ky është problemi real që duhet zgjidhur. Negociatat pritet të zgjasin, por Milani ka vullnetin për të arritur një akord, që kërkon edhe pak “sakrifica” nga kuqezinjtë. /abcnews.al