Brazili ka regjistruar 6276 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundi ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5500.
Mesa duket presidenti i vendit Jair Bolsonaro nuk e ka marrë seriozisht këtë situatë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me situatën e deritanishme ku numri i viktimave i kaloi 5 mijë, ai u përgjigj: ”Edhe çfarë pastaj? Më vjen keq, çfarë doni që të bëj”?
Një nga qytetet më të prekura në Brazil nga Covid-19 është Manausi. Kryebashkiaku i qytetit ka deklaruar se janë të përgatitur për 4 mijë viktima në muajin maj, 4 herë më shumë se normalja.