Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një titull ndryshe nga të tjerët, PSG bën dedikimin e veçantë

schedule21:56 - 30 Prill, 2020

schedule 21:56 - 30 Prill, 2020

Mbi 24 mijë persona kanë humbur jetën prej koronavirusit në Francë, vend në të cilin janë infektuar më shumë se 167 mijë njerëz. Qeveria deklaroi me anë të një komunikate se nuk do të luhet futboll deri në muajin gusht. Kampionati u pezullua dhe Liga Profesioniste i mori vendimet në bazë të kësaj renditje.

PSG numëronte 12 pikë më shumë se Marseille ndjekëse dhe u shpall me meritë skuadra kampione. Titulli i nëntë në histori për skuadrën kryeqytetase dhe i shtati në tetë vitet e fundit. Klubi ka vendosur të bëjë një dedikim të veçantë në këto kohë të vështira. Tifozët po qëndojnë të izoluar dhe nuk mund të festojnë, teksa PSG e ndan suksesin me heronjtë e mjekësisë.

 

Renditje e Ligue 1

Do donim t’ia dedikonim titullin gjithë stafti mjekësor dhe heronjve të tjerë të përditshëm, impenjimin, angazhimin dhe vetëflijimin e të cilëve e admirojmë prej javësh. Ne i kuptojmë, respektojmë dhe mbështesim vendimet e marra nga qeveria franceze për të ndaluar kampionatin. Shëndeti, siç e ka thënë qeveria gjithmonë, duhet të jetë përparësia jonë.

Dua të falënderoj lojtarët, trajnerin, stafin sportiv dhe mjekësor, dhe të gjithë punonjësit e klubit për punën e tyre të jashtëzakonshme. Ky trofe shpërblen angazhimin e tyre të përditshëm. Në këto kohë të vështira, shpresoj që ky sukses të sjellë lumturi dhe shpresë për të gjithë tifozët tanë”, lexohet në fjalën e Naser Al-Khelaifit, presidenti të PSG-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!