Reginaldo u ankua për pagat, Cordiero: Mungesë respekti, ma bënë edhe mua!

schedule08:18 - 1 Maj, 2020

schedule 08:18 - 1 Maj, 2020

Artur Reginaldo, sulmuesi nga Mozambiku që për herë të parë luajti në Superiore me Luftëtarin, ka akuzuar ish-klubin e tij, Kukësin, për dy paga të padhëna. Goleadori, fitues i Kupës së Artë një vit më parë, në emisionin “Fan Zone” në Supersport është shprehur se nuk ia dhanë pagat dhe bonusin, për shkak se ai nuk po pranonte të rinovonte.

Komenti i William Cordeiro

Sulmuesi nuk është i vetmi që e ka pësuar diçka të tillë. Edhe William Cordeiro, anësori që në verë kaloi te Partizani, ankohet për të njëjtën gjë. Braziliani ka komentuar në një faqe në Instagram, ku ishte postuar deklarata e Reginaldo.

“As unë nuk mora gjë vëlla, sepse ishim në kampionat e sipër dhe duhej të na paguanin në fund të sezonit. Kur e morën vesh që nuk donim të rinovonim, nuk na dhanë 2 muaj pagë dhe as bonuset. Mungesë respekti”, komenton William Cordeiro. /abcnews.al