Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kruja zonë e kuqe, infeksionistja tregon si ndiqen në banesa të prekurit nga koronavirusi

schedule18:19 - 30 Prill, 2020

schedule 18:19 - 30 Prill, 2020

Kruja është ndër qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi për shkak se vatrat kryesore fasoneritë kanë qenë të hapura dhe pas izolimit të vendit.

Mjekia infeksionistë e spitalit të Krujës, Mimoza Tali në një intervistë për ABC News sqaron se pas shfaqjes së pacientit 0 në 25 mars këtë javë duke ju referuar dhe shifrave parashikon një ulje të numrit të të prekurve.

“Të gjithë rastet e konfirmuar janë në kontrollin perfekt të infeksionistëve dhe mjekëve të familjes. Çdo orë këta të sëmurë marrin në telefon për çdo shqetësim që kanë. Ka një bashkëpunim shume të mirë me mjekët nga ana e tyre”.

Mjekia bën të ditur se pjesa më e madhe e banorëve në Krujë sigurojnë të ardhurat nga puna në fasoneri.

“Në Krujë, në fasonerinë ku u shfaq Covid-19 nuk ka familje që nuk ka një pjesëtar që të punojë në këtë fasoneri. Derisa kanë patur kontakte me to normale që do jenë infektuar”.

Ajo tregon dhe se si ndihmohen nga mjekët të infektuarit dhe familjet e tyre që janë karantinuar.

Këtë të premte numri I të prekurve nga virusi i ri në Krujë shkoni në 105 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!