Gjasula: Keqardhje që luajta pak me Shqipërinë, dua të jem pjesë e Tiranës

schedule17:39 - 30 Prill, 2020

schedule 17:39 - 30 Prill, 2020

Klaus Gjasula është një nga pikat më të forta të Shqipërisë në mesin e fushës, teksa një tjetër Gjasulë debutonte me kombëtaren kuqezi 7 vite më parë. Jurgen Gjasula ka luajtur me shumë klube në karrierën e tij, por zhvilloi vetëm dy ndeshje me Shqipërinë.

Ka qenë një moment shumë i bukur të luash për vendin tënd. E kam pasur dëshirë që të luaja më shumë, por ashtu eci situata dhe nuk bëra më shumë ndeshje. Kam bërë vetëm dy ndeshje”, deklaron 34-vjeçari për “Fan Zone” në Supersport.

Mesfushori Magdeburg në divizionin e tretë të futbollit gjerman, zbulon edhe dëshirën e tij të madhe. Ai ka lindur në Tiranë dhe shpreson të luajë në të ardhmen me 24 herë kampionët e Shqipërisë.

E kam dëshirë të luaj për Tiranën në të ardhmen, por mendoj se është shumë e vështirë, pasi kam një kontratë këtu ku jam”, thekson Jurgen Gjasula, i cili flet edhe rreth momentit të mirë të vëllait të tij. Në fund një prapaskenë merkato, por që nuk u realizua për fat të keq.

 

Klaus Gjasula

Jam shumë i lumtur që Klausi ka arritur deri në pozitë. Duhet pak fat, pasi në Gjermani kur je në moshën mbi 30 vjet të quajnë të vjetër. Duan më shumë të rinjtë, të cilët duan t’i shesin.

Pas Bazelit, kam qenë pranë Hertha Berlin, kam pasur kontratën gati dhe vetëm duhet ta nënshkruaja, por në fund gjithçka u prish. Në donim një kontratë më të mirë dhe nuk u mbyll marrëveshja. Menaxheri im duhet të më kishte ndihmuar më shumë”, përfundon Gjasula i madh. /abcnews.al