Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi dekreton Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër

schedule16:29 - 30 Prill, 2020

schedule 16:29 - 30 Prill, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeminister të ri të vendit. Thaçi tha se pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend, të gjithë janë dokort për krijimin e një qeverie të re, përveç një partie politike.

“Ju njoftoj që sot kam mandatuar zotin Avdullah Hoti për formimin e Qeverisë së re”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Presidenti kosovar deklaroi:



“Pas letrave që i kam dërguar LDK-së, sot kam marrë një letër nga Isa Mustafa i cili konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotërues për qeverinë e re duke siguruar votat e nevojshme në Kuvend. Në demorkaci ndodhin dallime, dallimet politike në mes nesh janë një veçori për një demokraci të pjekur. Këto dallime nuk duhet të shihen si justifikim për cenimin apo dëmtimin e Kosovës. Kosova po përballet me COVID-19, e cila na ka bërë të gjithve bashkë. Shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë, policët, mjekët, infermierët, FSK, e gjithë ata që janë përkujdesur në shërbim të qytetarëve. Në këtë kohë, mocioni i mosbesimit ndodhi me 2/3 e deputetëve. Në bazë të mandatit kushtetues, do të përpiqem që të veproj kundrejt  situatës. Veprimi i mocionit ka qenë legjitim dhe me përputhshmëri me rendin kushtetues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!