Vatër e re infeksioni në Shkodër, konfirmohen dy raste me Covid 19

schedule11:18 - 30 Prill, 2020

schedule 11:18 - 30 Prill, 2020

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të enjte në Shkodër duke e çuar  në 110 numrin e të prekurve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se në Shkodër është zbuluar një tjetër vatër e re infektisioni që është një punonjës në një fabrikë të pijeve energjitike. Cilësohet vatër e re infeksione, pasi nga hetimi epidiomiologjik nuk ka pasur ndonjë kontak me raste të konfirmuara me koronavirus.

Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se rasti tjetër është një infermiere e repartit të reanimacionit duke e çuar në 8 numrin stafit mjekësor të prekur me Covid 19.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 773 raste me kornavirus mes të cilëve 31 persona kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!