Korça ka dalë nga harta COVID. Siç njofton ISHP në qytetin e Korçës duke filluar nga sot nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.
Të 19 të prekurit rezultojnë të gjthë të shëruar duke e bërë Korçën qytetin e radhës që del nga harta COVID bashkë me Lezhën, Rrogozhinën, Tropojën dhe Mallakastrën, të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.
Gjatë ditës së sotme, ISHP njoftoi për 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 773 numrin total të rasteve që nga data 9 mars. Nga këta, 272 persona janë ende të sëmurë aktivë, kurse pjesa tjetër rezultojnë të shëruar.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Bashkia, Të prekur, Të shëruar
Tiranë 320 207
Shkodër 110 74
Krujë 105 11
Durrës 42 38
Fier 37 32
Kurbin 31 3
Korçë 19 19
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 9
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 4 2
Mallakastër 1 1
Mat 1
/abcnews.al