Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Murrizi ballafaqon shifrat: Pas Gjirokastrës keni shpërndarë ndihma edhe në Janinë?

schedule10:45 - 30 Prill, 2020

schedule 10:45 - 30 Prill, 2020

Sipas deputetit Myslim Murrizi shifrat e publikuara nga kryeministri Rama për familjet që janë ndihmuar, nuk janë të vërteta. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Murrizi duke iu referuar një sondazhi solli shifrat e tre qarqeve, të Fierit, Gjirokastrës dhe Shkodrës.

Siç thotë ai, nga qeveria është deklaruar se në Gjirokastër janë ndihmuar më shumë se 23 mijë familje, ndërsa ky qark nuk ka më shumë se 20 mijë banorë.

Kam përpara të gjitha printimet nga faqja  e ta parit. Ajo që më habit është numri llahtar i familjeve për qarqe të ndryshme që u janë dhënë ndihma. Unë nuk dua të numëroj familjet, 100 herë është thënë nga ata që merren me këtë punë, se çfarë ju pengon për të bërë publike emrat e qytetarëve që kanë përfituar.

Qytetarët nuk kanë përfituar realisht kaq sa thoni ju. Është një sondazh i tre qarqeve. Në Fier u ka shkuar ndihmë 100 familjeve, kjo duhet të ishte nga 2 mijë familje për qark. Gjirokastra ka 26 mijë të ndihma për familje të shpërdara, ndërsa ky qark nuk ka më shumë se 20 mijë familje, 6 mijë familje dalin tepër. Shkodra 23 mijë, ndërkohë që jo pak qytetarë shkruajnë se në bizneset në fasoneri, 2 fabrika të mëdha me 400 punëtorë nuk kanë marrë asnjë kokërr leku. Ju mazhoranca miratoni akte dhe pastaj vjen ky bamirësi dhe i dëgjon. Pashë mbrëmë edhe një debat artificial, ku një ish ministri juaj propozon dhe unë e mbështes te ua heqë pensionet pensionistëve, por më vonë doli shpëtimtari dhe tha jam unë këtu”, u shpreh Murrizi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!