Kufizimet nga koronavirusi, hapet restoranti vetëm për një klient në Suedi

schedule09:55 - 30 Prill, 2020

schedule 09:55 - 30 Prill, 2020

Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën sociale dhe ekonomike në të gjithë botën. Restorantet, qendrat tregtare, dhe kafet janë dhe vendet që cilësohen me rrezikshmëri më të lartë përhapje.

Sipas mediave të huaja, një restorant në Suedi po hapet duke i respektuar njëherit udhëzimet për distancë stafi do t’i shërbejë vetëm një personi në ditë, përmes një shporte të bashkangjitur në një litar nga kuzhina, drejt një tryeze në mes të një fushe.

Ndërkohë në Suedi, njerëzit inkurajohen të respektojnë distancimin shoqëror, mirëpo vendi nuk ka zbatuar masat e rrepta të bllokimit.

Në kuadër të masave parandaluese baret, restorantet dhe kafenetë janë të hapura, por që numri i tavolinave në këto vende është reduktuar në mënyrë që njerëzit t’i qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Ndërkohë pritet që një restorant për të vijuar punën e tij dhe deri më 14 gusht do të pranojë vetëm një klient./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!