Një rrugë shkak i konfliktit, zbardhet dëshmia e Gëzim Bicit që u plagos në Shkodër

schedule09:19 - 30 Prill, 2020

schedule 09:19 - 30 Prill, 2020

50-vjeçari Gëzim Bici mbeti i plagosur dy ditë më parë, pranë urës së Bunës në Shkodër. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar Bardh Isufin, si autor.

Nderëkohë, Abc News ka zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit të plagosur. Ai ka deklaruar se ka shkuar te prona e tij të, cilën e ka në kufi me pronën e Bardh Isufit për të cilën kanë debatuar për rrugën nga ku do kalonte në pronën e tij.

LEXO EDHE: Zbulohet lidhja e 50-vjeçarit me “të fortin” e Shkodrës, Bici pjesë e një grupi që jep para me fajde

Dhe aty ka ndodhur përplasja kur është qëlluar me armë. Bici është shpehur se është qëlluar ndaj tij disa herë, ndërsa në trup ka dy plagë.

Kujtojmë se pas ngjarjes, policia arrestoi Isufin, ndërsa një person tjetër dëshmoi në polici se ishte ai autor i plagosjes. Mirëpo, gazetari Simon Shkreli raporton se policia ka hedhur poshtë pretendimet e këtij personi, pasi provat faktojnë se autori është Bardh Isufi.

Njoftimi i policisë: 

Dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, më datë 28.04.2020, ku mbeti i plagosur shtetasi G. B., 50 vjeç.

Vihet në pranga autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi H. I., i cili pas një konflikti për motive pronësie plagosi me pistoletë 50-vjeçarin.

Autori, me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve të rënda ndaj personit.

Vijon kontrolli dhe priten polumbarët, pasi dyshohet se autori e ka hedhur në lumin Buna armën e krimit.

Falë reagimit në kohë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lidhje me një konflikt që po ndodhte te Ura e Bunës dhe për pasojë ishte plagosur një shtetas, u bë e mundur që në kohë rekord të kapej dhe të shoqërohej në Polici autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Hasan Isufi, alias Bardh Isufi, 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi ky shtetas, për motive pronësie, plagosi me armë zjarri shtetasin Gezim Bici 50 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për gjetjen e armës, pasi dyshohet se autori, pas plagosjes, mund ta ketë hedhur armën në lumin Buna.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!