Koronavirusi “brenda” fasonerisë në Tiranë, infektohen 5 punonjëse

schedule23:38 - 29 Prill, 2020

schedule 23:38 - 29 Prill, 2020

Zbulohet një vatër Covidi në fasoneri, këtë herë në Tiranë.

5 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas testeve të kryera.

Rezultatet e 4 prej tyre kanë dalë që të martën dhe sot fasoneria ka punuar.

Ndërkohë këtij numri i është shtuar dhe një tjetër këtë të mërkurë.

Specialistët të ISHP kanë shkuar edhe të martën për të kryer disa analiza.

Fasoneria ku janë zbuluar rastet e  Covid,  ka rreth 3000 punëtorë.

Ajo ndodhet në autostradën Tiranë -Durrës.

Ndërkohë ABC News u interesua pranë Inspektoratit  Shtetëror Shëndetësor, dhe zyrtaret pranë këtij institucioni thanë se janë në pritje të ardhjes së informacionit zyrtar për të verifikuar rastin dhe më pas të marrin masat e duhura./abcnews.al