Një alarm u dha pak para orës 9 sonte në mbrëmje kur u raportua se një helikopter i NATO-s kishte humbur nga radarët në zonën e ishullit grek të Kefalonias në detin Jon.
“Protothema” shkruan se helikopteri humbi lidhjen me radarët rreth 85 km larg Kefalonias.
Helikopteri i përket forcës së frigatës kanadeze Fredericton, nga e cila ishte ngritur dhe po patrullonte.
Frigata i përket forcës detare të përhershme të SNMG2 të NATO-s.
Sipas raporteve nga mediat greke, gjashtë persona ishin në helikopter, e për fatin e tyre nuk dihet gjë.
Ndërkohë ka nisur një operacion kërkimi në zonën ku është lokalizuar për herë të fundit helikopteri./abcnews.al