Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Kaio Felipe Santos Silva ishte vetëm 21 vjeç, luante si mbrojtës i majtë dhe ishte pjesë e Independente, skuadër që garon në kampionatin Paulista A2. Lojtari i ri ka qenë duke luajtur me balonën e tij.
Kjo e fundit është ngatërruar në një nga telat e tensionit të lartë në Sao Paulo dhe shkarkimi elektrik ka qëlluar fatal për Kaio Felipe. Një mënyrë absurde dhe e dhimbshme për t’u larguar nga kjo jetë.
Klubi i tij ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Me dhimbje të madhe lajmërojmë vdekjen e Kaio Felipe. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve”. Lojtari defensive numëronte 22 ndeshje të zhvilluara dhe 6 gola të shënuar përpara se koronavirusi të pezullonte çdo gjë. /abcnews.al