Numri i viktimave të regjistruara brenda një dite në Itali ka pësuar një ulje të lehtë të mërkurën.
Gjatë ditës së sotme, në vendin fqinj janë regjistruar 59 viktima më pak, krahasuar me një ditë më parë. Brenda 24 orëve si pasojë e koronavirusit, humbën jetën 323 persona ndërsa numri total i viktimave rritet në 27,682.
Po ashtu, brenda ditës, Italia regjistroi 2,086 raste të reja me virusin korona duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend të rritet në 203,591.
Nga kjo shifër, 71,252 rezultojnë të shëruar tërësisht ndërsa raste aktive mbeten 104,657. Ndërsa, 2311 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. /abcnews.al/

