Dopieta historike kundër Barcelonës, “heroi” Origi tregohet modest

schedule16:57 - 29 Prill, 2020

schedule 16:57 - 29 Prill, 2020

Sulmuesi i Liverpool, Divock Origi, është shumë i adhuruar nga tifozët e kuq, për shkak të sjelljes së tij prej profesionisti dhe faktit që jep gjithçka në fushën e lojës, edhe pse Klopp nuk e preferon si titullar.

Gjithmonë kur i është besuar, Origi ka dhënë maksimumin me fanellën e kuqe dhe do të mbahet mend gjithmonë për dopietën e shënuar në “Anfield” kundër Barcelonës në Champions, duke kompletuar përmbysjen 4-0.

LEXO EDHE: VIDEO | Lojtari i ndeshjeve të mëdha, ditë e shënuar për Divock Origi

Për golin e tij të famshëm, atë goditje këndi të ekzekutuar me shpejtësi nga Arnold, Origi pranoi se gjithçka ndodhi instinktivisht: “Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Kur topi preku rrjetën, më duheshin disa sekonda për të kuptuar çfarë ndodhi.

Ne si futbollistë, kemi ndeshje kur nuk e kemi të qartë çfarë po ndodh në disa fragmente, mendja jonë është e mbushur gjithmonë me mendime shpejtësie, çfarë duhet të bëjmë, kur duhet të veprojmë.

Duhet të them që gjithçka ndodhi instinktivisht, nuk e mendoja ashtu. Në një ditë tjetër, ai top do të kishte shkuar mbi traversë. Edhe nëse do e humbisja atë rast, mendoj se askush nuk do të më kritikonte, pasi ishte një krosim i vështirë. Por gjithçka shkoi siç duhet dhe po, pjesa tjetër është histori”, përfundoi sulmuesi belg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!