Një avion që fluturonte nga Daka për në Katmandu është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin e kryeqytetit të Nepalit. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale që bëjnë me dije se në avion udhëtonin 67 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Bilanci i parë flet për të paktën 50 viktima. Ndërsa mësohet se 17 persona janë shpëtuar dhe disa të tjerë janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Në disa pamje të publikuara nga mediat vendase shikohet mjeti fluturues në flakë dhe një re tymi të zi. Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e incidentit, por një zyrtar i aeroportit thotë se në momentin e uljes avioni kishte humbur shpejtësi. Kjo lë të kuptohet se shkaku i rrëzimit të avionit mund të ketë qenë një defect në motor. Megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje. /abcnews.al
Nepal, rrëzohet gjatë uljes avioni me 71 persona në bord
schedule12:07 - 12 Mars, 2018
schedule 12:07 - 12 Mars, 2018