Pas shërimit nga Covid-19, Boris Johnson bëhet sërish baba

schedule11:57 - 29 Prill, 2020

schedule 11:57 - 29 Prill, 2020

Pasi fitoi betejën me koronavirusin, kryeministri briatnik Boris Johnson ka njoftuar një tjetër lajm.

Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë bërë të ditur se sot në mëngjes janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm, në një spital në Londër.

Çifti janë “të entuziazmuar” dhe të dy nëna dhe fëmija janë shumë mirë, pas lindjes në një spital në Londër të Mërkurën në mëngjes, tha zëdhënësi i tyre.

“Kryeministri dhe Znj.Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit,” shtoi zëdhënësi.

Johnson u kthye në punë të hënën e kësaj jave, pasi fitoi betejën me Covid-19. Kryeministri dhe Symonds u fejuan në fund të vitit të kaluar, ndërsa në shkurt njoftuan se ishin në pritje të një fëmije.

Johnson është bërë kështu baba për herë të pestë, pasi ka katër fëmijë nga martesa e mëparshme. /abcnews.al