Flet nëna e vajzës së ngacmuar seksualisht në Fier: Heshtëm se kishim frikë

schedule14:21 - 29 Prill, 2020

schedule 14:21 - 29 Prill, 2020

Nëna e 9 vjeçares së ngaçmuar seksualisht nga 73 vjeçari ka thënë për Abc News se në fillim nuk e kanë bërë publik rastin pasi kishin frikë nga konflikti që mund të linde mes familjeve duke qenë se ato janë fqinj.

Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije se ka qenë vëmendja e nënes dhe e gjyshes së vajzës të cilat kane zbuluar ngjarjen dhe pohojnë se ngjarja ka nisur që në gusht.

Unë kur e mora vesh isha më e vëmenshme, unë pash nga pas dhe thërras vajzën pasi ai bënte akt të turpshëm ndaj vajzës sime. Në momentin që unë thërras vajzën dhe ai trembet dhe largohet. Unë për arsye konflikti mes fqinjëve dhe kam heshtur, nuk e ka prekur për të prekur vajzën por thjesht se ka bërë nga larg veprime të turpshme, Vajza nuk është prekur, por është ngacmuar me fjalë dhe me veprime të bëra nga ai person”, është shprehur nëna e 9 vjeçares në Fier.

Ndër të tjera nëna e të miturës është shprehur se ata kërkojmë që të vihet drejtësia në vend për të gjithë pasojat që ka shkaktuar te fëmija. Deklaratat e tij nuk janë të vërteta unë vajzën e kam të pastër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!