Paketa finaciare, Tatimet: Keni afat deri sot në mesditë për të ankimuar refuzimin e kërkesës

schedule09:02 - 29 Prill, 2020

schedule 09:02 - 29 Prill, 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë bizneset që i është refuzuar ndihma e paketës së parë financiare prej 26 mijë lekësh se sot është afati i fundir për t’u ankuar për refuzimin e kërkesës së tyre.

Ajo ka publikuar edhe adresat e postës elektronike për çdo qytet, ku qytetarët mund të depozitojnë ankesat e tyre.

LEXO EDHE: Paketa e dytë financiare, Tatimet: Deri tani kemi dhënë rreth 2 mld lekë, kush ka përfituar

“Te nderuar bashkeqyetare dhe tatimpagues,ju njoftojme se afati i fundit per aplikimin per ankesat tuaja si perfitues te paktes se 1re finaciare eshte diten e sotme ne oren 12:00 29 Pril 2020.Ju lutemi te ndiqni linkun e meposhtem per me shume informacion.Ju faleminderit’, njofton Drejtoria e Tatimeve./abcnews.al

Adresat ku mund të dërgoni ankimimin tuaj