Për shkak të pandemisë së koronavirusit viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shumicën e nxënësve.
Përjashtim do të bëhet për maturantët, të cilët do të kthehen për periudhën 18 maj deri në 5 qershor.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një komunikim për shtyp nga Facebook ka njoftuar se provimet e klasës së 5-të dhe të 9-të të shkollave 9-vjeçare do të anulohen.
Plani i mbylljes së vitit akademik sipas ministres do të bëhet duke u bazuar në 4 elementë.
1.Viti i ri shkollor do të mbyllet në qershor të 2020.
2.Provimet e maturës shtetërore, do të mbahen sic i kemi planifikuar mes datave 8 dhe 18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të planifikuar dhe për të përgatitur diplomat për të gjithë maturantët që planifikojnë të studiojnë jashtë vendit dhe i duan ato brenda muajit Korrik.
Provimet e klasës së pestë dhe të klasës së nëntë do të anulohen. Marr parasysh që provimet e klasës së 9-të nuk e mbajnë të njëjtën peshë ashtu sikurse provimet e maturës dhe duke marrë parasysh që nuk mund ti sigurojmë kushte për kthimin në shkollë të nxënësve të klasës 9-të. Kalkulimi i notave do të bëhet duke aplikuar formulën e vlerësimit të notave të shkollës në bazë të njohurive përfshirë edhe klasën e 9-të. Kjo bëhet me komisioni lëndore bazë në shkollë, por për detajet do ju njoftojmë në vijim.
3.Elementi i tretë, që është edhe risi sot, në mënyrë që provimi i maturës të jetë sa i më i drejtë për maturanëttë dhe ata të kenë mundësinë për tu përgatitur, kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për nxënësit e klasave të 12-ta për një peroudhë 3 javore. Shkollat hapen për maturantët nga data 18 maj deri në 5 qershor. Në nkëtë periudhë do të punohet vetëm për lëndët e maturës shtetërore.
4.Elementi i katërt ka të bëjë me mësimin nga shtëpia, i cili do të vazhdojë për të gjithë nxënësit nga klasa 1 deri në të 11-tën deri në fund të majit. Mësimi nga shtëpia planifikojmë ta mbyllim dy javë më herët që të lirojmë mësuesit që të vazhdojnë punën administrative në shkolla për vlerësimet përfundimtare.
Hapja e pjesshme e shkollave do të bëhet duke zbatuar të gjitha rregullat rigoroze të distancimit social.
Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12 m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve.
Institucionet në varësi të ministrisë së arsimit kanë hartuar planin me listat e nxënësve në shkolla.
Puna me maturantët do të fokusohen në lëndët e provimeve të maturës.
Provimete maturës do të zhvillohen mes datave 8 dhe 18 qershor duke zbatuar rregullat strikte të distancimit dhe higjenës.
Kemi vendosur të bëjmë lehtësira në përmbajtjen e provimitpor doi të kemi zero tolerancë për kopjimin rregullorja e maturës kërkon nga nxënësit të mos vijnë me telefon në provim. Si përmbyllje e pjesës së maturës, jemi të bindur se mbajtja e provimit të maturës janë të domosdoshme që nxënësit të përmbyllin ciklin e arsimit parauniversitar.
Për nxënësit e tjerë nga klasta 1-11 do të zhvillojnë mësimin online deri në datën 29 maj. Vlerësimet përfundimtare do të mbyllen 2 javët e para të qershorit nga mësuesit duke u bazuar në notat e mara deri në 9 mars dhe duke marrë parasysh në vlerësimet në kushte shtëpie por këto të fundit vetëm nëqoftëse ndihmojnë dhe jo të penalizojë nxënësit në vlerësimin e notës. Ministria e arsimit do të nxjerrë udhëzime më të detajuara për mënyrën se si do të përmbyllen notat.
Këtë verë po planifikojmë që shkollat ti vendosim në dispozicion më të vegjëlve duke ofruar kurse verore argëtuese por edhe edukative për rikthimin në normalitet të fëmijëve që kanë qëndruar mbyllur në shtëpi, do ju njoftojmë në vijim duke parë edhe gjendjes e sigurisë së shëndetit publik.
Po planifikojmë incizimin e leksioneve në adakemia.al dhe të jetë për transmetim në Radio televizionin shqiptar.
Shtatori do të na gjejë me një repertor të shtuar të lëndëve që do të mbulojmë me këto transmetime. Që kjo të funksionojë sic duhet, edhe në përgjigje të kërkesave tuaja, për vitin 2020-2021 do të hartojmë programet lëndore në mënyrë të përqendruar, pra jo me bazë në shkollë, që secili nxnënsës dhe mësues të mbulojë të njëjtat tema dhe në të njëjtën kohë. Shtatori do të fillojë me përsëritjen e temave që janë zhvilluar nga shtëpia përpara se të vijojmë me kurrikulën e vitit tjetër. Nëse ka prindër apo nxënës që ndihen se nuk kanë marrë mjaftueshëm mësimin sivjet dhe duan të përsërisin vitin, kanë të drejtë që ta kërkojnë këtë por duhet të na njoftojnë sa më parë të jetë e mundur, kjo vlen edhe për maturantët. Mësimi nga shtëpia definitivisht ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve tona dixhitale”, tha Shahini./abcnews.al