Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas 37 ditëve izolimi total, Greqia bëhet gati të lehtësojë masat shtrënguese kundër Covid-19

schedule18:42 - 28 Prill, 2020

schedule 18:42 - 28 Prill, 2020

Tridhjetë e shtatë ditë pasi Greqia u fut në izolim të plotë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis njoftoi se është gati plani për lehtësimin gradual të masave.

Në një komunikatë adresuar kombit, kryeministri Mitsotakis i falenderoi qytetarët që zbatuan masat shtrënguese, duke shtuar se vendi “është tashmë gati që të vazhdojë me fazën e dytë të planit.”

Ky plan do të shpaloset në tre faza, nga 4 maji deri në mes të qershorit, dhe në varësi të të dhënave, do të ketë edhe ndryshime.



Faza e parë do të nisë javën tjetër, më 4 maj, kur do të lejohen që të rinisin aktivitetin dyqanet e vogla dhe sallonet e flokëve. Gjithashtu sistemi me SMS për marrjen e leje-daljes do të hiqet.

Nga e hëna e ardhshme do të rritet mundësia e lëvizjes brenda zonës së tyre të banimit, por jo jashtë saj. Në javët e ardhshme do të ndiqen edhe fazat e tjera të planit.

Ekonomia greke pritet të regjistrojë një recesion prej 10 për qind këtë vit, si rezultat i tronditjeve makroekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, sipas një raporti të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Raporti thotë se recesioni do të pasohet nga një rritje prej 5.1 për qind në 2021.

Deri më tani, Greqia numëron 2,534 të infektuar dhe 136 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!