Brenda 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 382 viktima nga koronavirusi. Kështu, numri total i viktimave në vendin fqinj rritet në 27,359.
Ndërsa, brenda ditës, në Itali janë regjistruar 2,091 raste të reja me virusin korona. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 201,505.
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, sipas të dhënave të njoftuara nga autoritetet e shëndetit në vend, raste aktive janë 105,205. Ndërsa, numri total i të shëruarve në vend është 68,941.
Në spitalet e vendit ndodhen deri më tani të shtruar 19,723 pacientë me simptoma, prej tyre 1,863 janë në kujdes intensiv. /abcnews.al/



