Në vendin tonë janë ndjerë lëkundje tërmeti mbrëmjen e së hënës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit pak më parë ishte në Derven, Fushë Krujë. Magnituda ishte 3.4 e shkallës Rihter, thellësia 34 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës, Tiranë dhe Shijak. /abcnews.al/


