Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër viktima gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, autoritet bëjnë me dije se janë shënuar edhe 13 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, Istituti për Shëndet publik ka regjistruar 53 pacient të shëruar nga Covid-19.
Dy pacient kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup, një 58 vjeçar nga Zhelina Tetovës, i cili ishte shtruar me 21 prill dhe një 81 vjeçar, pacient nga Kumanova, i cili ishte pranuar në Klinikë me 15 prill.
Në Spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova në moshën 47 vjeçe, i cili ishte pranuar në spital me 3 prill.
Ndërsa në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeçe me sëmundje shoqëruese si ciroza dhe sëmundje të zemrës.

