Mjeku i njohur i Spitalit Infektiv Tritan Kalo është revoltuar me politikanët që kanë abuzuar me tenderë dhe privaitizime klienteliste, ndërkohë që vendi po kalon një krizë thellë për shkak të Covid-19.
Ai thotë se kjo kategori e shoqërisë duhet të zbrazë xhepat për të përballuar së bashku krizën që na prek të gjithëve.
LEXO EDHE: Ia dolën, tre qytetet e shëruara plotësisht nga koronavirusi
“Krizën do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, po fitimet tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!….. Apo lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa qumështi do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….
Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e demon-kracisë “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani duhet ju së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mëndjes ju Bashkëkombas…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!”, shkruan Tritan Kalo./abcnews.al
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3249796241711786&set=a.600598179964952&type=3&theater