Zvicra është një tjetër shtet që po planifikon lehtësimin e masave të marra prej gjahstë javësh në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavoirusit.
Këshilli Federal i Zvicrës ka paraqitur një plan trehapësh me anë të të cilit synohet dalja nga izolimi. Në vendimet më të fundit pritet që të hapen sallonet e bukrisë, të kozmetikës dhe studiot e thonjve, sikurse kopshtet dhe dyqanet e luleve janë të lejuara që të rihapen.
Pastaj doktorëve dhe fizioterapistëve u lejohet që ta ofrojnë shërbimet për raste jourgjente. Dyqanet dhe bizneset mund të funksionojnë duke respektuar masat higjienike dhe duke siguruar që konsumatorët ta mbajnë distancën sociale.
Autoritetet federale zvicerane kanë thënë se vënia e mjeteve mbrojtëse nuk është obligative, por sidoqoftë 1 milion maska do të sigurohen çdo ditë nisur nga sot në dy javët e ardhshme.
Ndërkohë deri më tani në Zvicër nga koronavirusi kanw humbur jetën 1 610 persona dhe 29 061 të tjerë janë konfirmuar të infektuar. /abcnews.al