Ka shkuar në 48,943 numri i personave që kanë marrë pagën prej 40 mijë lekësh në paketën e dytë financiare. Në total deri më tani janë paguar 1,957,720,000 lekë (rreth 2 miliardë lekë).
Sipas përfditësimit më të fundit të Drejtorisë së Tatimeve në total kanë aplikuar 81,266, ku 146 prej tyre janë rezufuar ndërkohë që vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të tjera.
LEXO EDHE: Tatimet nxjerrin udhëzuesin: Si të aplikoni për pagën prej 40 mijë lekësh
Ndërkohë nga kjo paketë kanë përfituar edhe 25,873 biznese të cilat kanë qëndruar mbyllur për shkak të periudhës së karantinës. /abcnews.al