Portieri i Manchester United, David De Gea, nuk ka asnjë plan për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq” në të ardhmen. Emri i spanjollit është folur për një largim të mundshëm, por ai e ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar aventurën e tij me United.
”Vetëm të jesh pjesë e këtij klubi është e mahnitshme. Imagjinojeni që unë kam 10 vite këtu, është si një ëndërr. Jam shumë i lumtur që kam luajtur për këtë klub dhe dua ta bëj dhe për shumë vite të tjera”, deklaron De Gea për “Daily Mail”, kur pyetet për një largim të mundshëm nga United.
”Mendoj se i gjithë ekipi është përmirësuar. Ishim në një nga momentet më të mira në momentin që u pezullua kampionati. Kemi pasur shumë dëmtime. Në muajt e fundit kemi pësuar më pak dhe ardhja e Brunos Fernandes na ka ndihmuar shumë. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe ne jemi me fat që e kemi”, deklaron portieri spanjoll. /abcnews.al