Muharrem Hoxha ka sjellë këngën e tij të re të shkruar dhe interpretuar prej tij në Pogradec, atje dhe ku e zuri karantina bashkë me të shoqen.
Kënga e tij është mjaft e lidhur me situatën aktuale kur dikush del nga shtëpia dhe merr një gjobë prej 100 mijë lekësh. “E krujta vetë”, thotë Muharrem Hoxha në këngën e tij.
Por i pyetur nga moderatori Enkel Demi në emisionin ABC-ja e mëngjesit, me batutë ai lë të kuptohet se nuk do të ishte aq mirëkuptues nëse do ishte gjobitur vërtetë.
Enkel Demi: Hitin e verës e prisnin nga Enca Elvana, Flori, por e solle tij. Po nëse do e kishe marrë me të vërtetë atë gjobën kështu do silleshe?!
Muharrem Hoxha: O Keli mirë je, nga shtëpia si jeni?! (qesh) /abcnews.al/