Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave që nga marsi

schedule22:38 - 26 Prill, 2020

schedule 22:38 - 26 Prill, 2020

Spanja, e cila është një nga vendet më të goditura nga Covid-19, ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve në 24 orë në më shumë se një muaj.

Ministria e Shëndetësisë tha se 288 persona kanë humbur jetën nga virusi, numri më i ulët që nga 20 marsi.

Shifra është një rënie e madhe nga 378 vdekjet e regjistruruara një ditë më parë.

Sot në Spanjë, fëmijët nën moshën 14 vjeç u lejuan të dilnin nga shtëpitë e tyre për herë të parë në gjashtë javë. Tani ata lejohen jashtë për një orë në ditë.

Ministria e shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave tani ishte 23.190.

Fernando Simon, drejtori i Qendrës Spitalore, tha: “Për herë të parë në një kohë të gjatë, ne jemi nën 300.”Megjithëse mund të jetë e vështirë të jepen këto statistika, është një shifër që tregon një drejtim të qartë, pozitiv në evolucionin e epidemisë”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!